AKTUALITET, 30 Prill 2024, 13:07

Protesta/ Meta thirrje qytetarëve: Në orën 16:30 të jeni para Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Meta thirrje qytetarëve: Në orën 16:30 të jeni

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh në një deklaratë për mediat se janë zgjidhur gjashtë raste nepotizmi në parti.

Meta theksoi se ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë, duke shtuar se anëtarët e Kryesisë të Partisë së Lirisë do të votëbesohen.

"Partia e Lirisë është një fuqi e jashtëzakonshme dhe transformuese. Ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë.

Do të votëbesohen të gjithë anëtarët e Kryesisë të PL-së. Janë gjashtë raste depotizmi në Partinë e Lirisë që do të zgjidhen.

Ju ftojmë të na ndiqni në orën 18.00 për pesë prioritetet e Partisë së Lirisë, për ta bërë Shqipërinë katër milionë plus. Ju bëj thirrje që në orën 16:30 minuta të jeni përpara Bashkisë së Tiranës, kundër inceneratorëve të Tiranës, ku janë paguar miliona euro dhe aty nuk ka asgjë", tha Meta.