AKTUALITET, 13 Qershor 2026, 12:34

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Një protestues lëndohet dhe largohet me ambulancë pas incidentit

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Një protestues

Protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga Bashkim Ulaj, është shoqëruar me tensione të forta. Mësohet se një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës. Konkretisht ai ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë momentit të përplasjes ndërsa hiqej rrethimi i kantierit të ndërtimit.

Siç shihet edhe në pamje, protestuesi është marrë nga ambulanca për t’i dhënë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik sa i takon gjendjes shëndetësore. Protestuesit patën edhe një përplasje me policinë teksa po hiqnin gardhin rrethues. Me thirrjen "Rama në burg, Berisha në burg", "poshtë diktatura", banorët e Rrjollit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike në vend.