AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 18:48

Protesta e shqiptarëve mbërrin në Athinë, qindra protestues në sheshin Sintagma

Protesta e shqiptarëve mbërrin në Athinë, qindra protestues

Shqiptarët në Greqi janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin Sintagma në Athinë, duke iu bashkuar valës së protestave kundër projektit të investimit në Zvërnec.

Me pankarta në duar protestuesit kanë kërkuar anulimin e projektit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me zonën e Zvërnecit.

Tubimi në Athinë vjen në kuadër të mobilizimit më të gjerë të diasporës shqiptare, ku gjatë ditës janë zhvilluar protesta edhe në disa qytete të Italisë, Gjermanisë dhe në Uashington DC.

Ndërkohë, protestat kanë vijuar edhe në Shqipëri. Në Tiranë është shënuar dita e shtatë e protestës qytetare, ndërsa paraditen e sotme një tjetër tubim është mbajtur edhe në Zvërnec, ku kundërshtarët e projektit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndalimin e investimit.