AKTUALITET, 17 Prill 2026, 21:12

Protesta e PD/ Lëndohet Aulon Kalaja nga hedhja e sprajit, dërgohet me urgjencë në spital!

Protesta e PD/ Lëndohet Aulon Kalaja nga hedhja e sprajit, dërgohet me

Situata para kryeministrisë u tensionua edhe më shumë, kur ish kandidati për deputet, Aulon Kalaja ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të gazit lotsjellës që u hodh në drejtim të protestuesve dhe eksponentëve demokratë.

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, është ndjerë keq gjatë protestës së opozitës, pas përdorimit të sprajit në zonë. Ai është parë i shtrirë në tokë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore.


Kalaja është ndihmuar nga disa persona të pranishëm dhe më pas është transportuar drejt ambulancës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe për t’u dërguar në spital.

Në të njëjtën ambulancë është transportuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili gjithashtu është ndjerë keq gjatë zhvillimeve në protestë.

Protesta e PD/ Lëndohet Aulon Kalaja nga hedhja e sprajit, dërgohet me