TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një detaj shqetësues është evidentuar gjatë protestës së Partisë Demokratike. Gazetari i News24, Renaldo Salianji, ka konstatuar se gazi lotsjellës i përdorur nga forcat e policisë ndaj protestuesve rezulton i skaduar prej më shumë se dy vitesh.
Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi pasojat e mundshme që përdorimi i këtij lloji gazi mund të ketë në shëndetin e qytetarëve që ndodheshin në zonën e protestës. Megjithatë, rasti ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë, kontrollin dhe standardet e mjeteve të përdorura nga forcat e rendit gjatë menaxhimit të tubimeve.