TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike ka thirrur sot militantët në protestën e radhës në bulevardin para Kryeministrisë. Ora 19:00 pritet të shënojë zyrtarisht nisjen e protestës, ndërsa Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve për të cilat PD ka njoftuar se do ta zhvillojë tubimin.
Blutë e Tiranës janë kujdesur të bëjnë një thirrje të veçantë drejtuar organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë.
Në protestë nuk pritet ndonjë risi, veçse rikthimi i fjalimeve, Partia Denokratike ka vendosur të rikthejë podiumin e fjalimeve përballë kryeministrisë.
Berisha fillimisht do të shkojë në selinë blu dhe nga atje do t’iu bashkohet militantëve në shesh, ku do të mbajë edhe fjalim.
Prej orës 15:00 rrugët rreth Kryeministrisë do të jenë të bllokuara për shkak të protestës. Akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
-Kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”,
-Rruga “Ukraina e Lirë”,
-Rruga “Papa Gjon Pali II”,
-Rruga “Ismail Qemali”.
Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit për respektimin e afatit kohor dhe vendit ku do të zhvillohet tubimi, si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.
Gjithashtu, apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.