TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës e cila u zhvillua pasditen e sotme pranë Kryeministrisë. Vasili përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me dhunën e regjistruar ndaj protestuesve.
Vasili shkruan se horrat civile me kapuçe në kokë dhe të pa identifikuar të Taulant Ballës guxojnë të dhunojnë e arrestojnë protestuesit ndërsa kërkon reagim nga prokuroria.
"Horrat civile me kapuçe në kokë dhe të pa identifikuar të Taulant Ballës guxojnë të dhunojnë e arrestojnë protestuesit. Prokurori të hëngert mortja fillo hetimin se u betë legena duke mbyllur sytë përpara gangsterëve të policisë ilegale. Plasni sytë shikoni fotot ja ku i keni, o ju të Prokurorisë maskarenjtë me kapuçe në kokë," shkruan Vasili.