AKTUALITET, 17 Prill 2026, 22:11

Protesta e opozitës/ Përplasje e tensione, mbi 20 persona të shoqëruar nga policia

Protesta e opozitës/ Përplasje e tensione, mbi 20 persona të

Protesta kombëtare e opozitës po shkon drejt përfundimit të saj, ndërsa bëhet me dije se mbi 20 persona janë shoqëruar nga policia drejt komisariatit.

Sipas informacioneve, këta persona janë shoqëruar për veprime të kryera gjatë protestës, ndërsa disa prej tyre dyshohet se janë kapur me një çantë me molotovë.

Tubimi u shoqërua me tensione e përplasje. Protestues dhe deputetë demokratë u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si edhe spraj në drejtim të tyre.