TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rreth 1 mijë forca policie do të jenë të angazhuara sot me qëllim mbarëvajtjen e protestë së opozitës para Parlamentit në orën 17:00.
Të pranishëm do të jenë edhe forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së. Mësohet se këto të fundit do të jenë në terren pranë zonës së Xhamisë dhe do të ndërhyjnë vetëm në rast se protesta del jashtë kontrollit.
Po ashtu mësohet se rreth orës 15:00 do të ketë edhe kufizime të qarkullimit në rrugët përreth kuvendit dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe në një pjesë te rrugës së Elbasanit.
Ndërsa në sheshin “Fan Noli” pritet bllokimi total i qarkullimit të mjeteve.