AKTUALITET, 26 Prill 2024, 16:57

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, Balla: S’kanë hallin e drejtorëve të arrestuar, por të vetin

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, Balla:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë një vizite në qytetin e Korçës ka komenuar protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve nga SPAK.

Balla tha se protestuesit e dhanë vetë përgjigjen se pse po bëhen këto protesta, duke thirrur “Lironi liderin e opozitës”, duke shtuar se kjo lë të kuptohet që ata nuk kanë hallin e drejtorëve, por kanë hallin e tyre.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin “Lironi liderin e opozitës”, kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet.” -tha Balla.