TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e Italisë në Tiranë, ka reaguar për protestën e sotme të opozitës përpara Bashkisë së kryeqytetit.
Ambasada italiane, e cila nuk e ka zakon të shprehet për protestat, këtë herë duket seriozisht e shqetësuar për protestën përpara Bashkisë.
”Ambasada e Italisë në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera sot gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë.
E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”, -thuhet në reagimin e ambasadës italiane.
Reagimi i ambasadës së Italisë vjen pas reagimeve nga ambasada amerikane, ajo britanike, BE dhe OSBE.