AKTUALITET, 20 Shkurt 2024, 21:55

Protesta e opozitës, Paloka: Sot doli e gjithë Tirana në shesh

Protesta e opozitës, Paloka: Sot doli e gjithë Tirana në shesh

Deputeti dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Edi Paloka ka komentuar protestën e ditës së sotme përpara kryeministrisë ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë.

I ftuar në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Paloka u shpreh se fakti që në protestën e ditës së sotme ishin mbledhur dhe ish-punonjës të Bashkisë Tiranë, tregon qartësimin dhe pasqyrimin asaj çfarë po ndodh me vendin tonë.

Paloka: “Protesta e sotme është qartësimi i qytetarëve për këtë çështje sepse të paktën një pjesë e mirë e jona, kemi qenë të qartë që në momentet e para se çfarë po ndodhte qoftë me goditjen ndaj Sali Berishës, qoftë me goditjes kundër Partisë Demokratike. Ajo që ndodhi me Berishën ishte finalizimi i një goditjeje të përqendruar për shkatërrimin e Opozitës, ku për fat të keq, ndryshe nga çfarë kishte ndodhur në atë moment, u bë pjesë edhe ish-kryetari dhe kryetari në atë moment i Partisë Demokratike, Basha.

Sot kishte dalë Tirana në shesh, pa i hequr asnjë meritë të gjithë atyre që erdhën nga e gjithë Shqipëria, sot mua ajo që mu duk gjëja më pozitive ishte që kishte dalë Tirana në shesh. Vetëm dy metra para meje ishte një ish-drejtor i bashkisë së Erion Veliajt, ishte me gjithë familjen aty. Nuk e di se cilat janë arsyet që e kanë nxjerrë aty, me siguri e kanë hequr nga puna, por edhe këta njerëz ishin sot në shesh."