AKTUALITET, 26 Nëntor 2024, 21:56

Protesta e opozitës dhe përplasja me policinë: Mbi 40 persona të shoqëruar në komisariat

Protesta e opozitës dhe përplasja me policinë: Mbi 40 persona

Pak pas mbylljes së protestës së Partisë Demokratike, e cila paralizoi sot kryeqytetin duke bllokuar pesë nyje kyçe të qarkullimit, mësohet se në komisariatet e Tiranës janë shoqëruar 44 persona.

Raportohet se 18 të shoqëruar janë tek Komisariati Nr. 1, 5 persona të tjerë janë dërguar tek Komisariati Nr. 3 dhe 21 nga pjesëmarrësit në protestë ndodhen te Komisariati Nr. 6.

Opozita bllokoi për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Protesta u shoqërua sakaq me tensione dhe përplasje me policinë, me forcat e rendit që përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë grumbullimet te Bashkia e Tiranës dhe sheshi Willson.

Kujtojmë që protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes deputetëve, qytetarëve dhe policisë.

Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale. Ndërsa, PD nga ana e saj deklaroi se ka lajmëruar policinë për protestën dhe se tubimi i tyre është i ligjshëm.

Protesta e opozitës dhe përplasja me policinë: Mbi 40 persona