AKTUALITET, 14 Janar 2026, 14:27

Protesta e 24 janarit, Berisha mbledh në seli drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Protesta e 24 janarit, Berisha mbledh në seli drejtuesit politikë dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë dhe koordinatorët e strukturave të opozitës.

Raportohet se në fokus të diskutimeve ka qenë organizimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për më 24 janar.

Vendimi për datrën e protestës u mor disa ditë më parë, ndërsa Berisha ka bërë më herët thirrje për dalje masive të qytetarëve në shesh, për të kërkuar largimin e qeverisë.