TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët janë mbledhur sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët u grumbulluan si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00 ku më pas nis marshimi.
Sakaq, ditën e djeshme marshimi u mbyll me një pjesëmarrje dhe varg kilometrik qytetarësh që hodhën thirrje e parulla kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndryshe nga ditët e tjera, protesta e 15 u shtri deri në rrugën e Rinasit, ku qytetarët marshuan paqësisht përgjatë autostradës Tiranë-Durrës me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.