AKTUALITET, 8 Korrik 2022, 14:12

Protesta e 7 Korrikut/ Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Protesta e 7 Korrikut/ Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Vjen reagimi i parë nga mazhoranca pas protestës së 7 korrikut nga opozita. Deputeti i PS Petro Koçi ka postuar në rrjetet sociale një shënim ku thotë se “shpenzimet e protestës vërtetuan se oligarkët bëjnë lojë me shumë porta”.

“Edhe se nuk ishte proteste me e madhe nga ato qe orientonte Lul Basha serish mund te themi se protesta e mbremshme ishte nje lajm i keq per Shqiperine”,-shkruan Petro Koçi.

Postimi i deputetit të PS Petro Koçi:

Edhe se nuk ishte proteste me e madhe nga ato qe orientonte Lul Basha serish mund te themi se protesta e mbremshme ishte nje lajm i keq per Shqiperine.

Deshmoi se per pëdëistet Saliu eshte me i rendesishem se Shqiperia.

Deshmoi se euroatlantizmi ne PD nuk eshte bindje, por retorike pragmatiste.
Shpenzimet e protestes vertetuan gjithashtu se oligarket bejne loje me shume porta.

Nga ana tjeter verteton se standarti kulturor dhe politik i Berishes eshte mjaft i perhapur ne shoqeri. Deshmon se rinovimi i vertete politik, ndryshimi i lidershipit politik te ne eshte seprapthi. Prandaj Nano iku para Berishes kur duhej te ndodhte ndryshe. Iku Luli para Berishes, kur ky i fundit duhej te ishte ne pension.

Ndersa nga gjuha e analisteve kuptoj qe dhuna ne shoqerine tone eshte akoma pasion.