TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon zyrtarisht SPAK-ut që të hetojë gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, pa asnjë vonesë, menjëherë pas raportit të depozituar në KLGJ nga Prokuroria e Përgjithshme, për gjetjet në kontrollin e kryer të dosjes së magjistrates, për dënimin në Greqi, që e ka fshehur.
“Prokuroria e Përgjithshme provoi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka. Hetoni pa vonesa, sepse po rrezikohet interesi publik, vetë sistemi i drejtësisë dhe interesat financiare të shtetit shqiptar”, thuhet mes të tjerash në këtë kërkesë drejtuar SPAK-ut ditën e sotme.