TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria do të rikthej të gjitha këstet apo kamatvonesat e profesionistëve të lirë që kanë paguar tatimin. Janë rreth 6500 profesionistë të lirë që do të marrin mbrapsht tatimin e paguar pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë përfaqësuesja e FMN Anke Weber vlerësoi me rritje ecurinë ekonomike por kërkoi të hiqen përjashtimet tatimore.
Mbi 6 mijë profesionistë të lirë do të marrin brenda këtij viti paratë që kanë paguar si tatim pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Në një konferencë së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe kreun e Bankës së Shqipërisë ministri i Financave tha se janë 500 milionë lekë ose 5 milionë euro që do të rikthehen te profesionistët. Malaj deklaroi se brenda muajit dhjetor profesionistëve të lirë do t’u kthehen mbrapsht të gjitha detyrimet e paguar. Vendimi për kthimin e tatimit të parapaguar pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber vlerësoi ecurinë ekonomike në vend por njëkohësisht kërkoi të hiqen të gjitha përjashtimet tatimore. Kreu i Bankës Qendrore Gent Sejko tha se shumë shpejt Shqipëria do të jetë pjesë e sistemit europian të pagesave. Ndërkohë që përsa i përket rivlerësimit ministri i Financave tha se procesi parashikohet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.