AKTUALITET, 23 Janar 2026, 13:10

Priti Ivankën/ Rama s'mori pjesë në Davos, Berisha: Trump e kupton që ai është “Ramaduro”, ai tha se 2-3 udhëheqës nuk i honeps dot

Priti Ivankën/ Rama s'mori pjesë në Davos, Berisha: Trump e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mos praninë e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Një ditë më parë, Rama tha se nuk mori pjesë, pasi priti Ivanka Trump dhe këtë e bëri me leje të Presidentit Amerikan.

Sipas Berishës, ky është një mashtrim dhe se “Donald Trump e di që Rama është një “Ramaduro””.

“Asnjë në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Që unë të them këtë duhet të them që Presidenti amerikan përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij për të mos e patur në zyrë.

Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë, ai ka respektin më të madh për vajzën e tij. Për Edi Ramën e kupton që është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht, një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të Bordit të Paqes.

Rama u ndalua në atë sallë historike, nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, 2-3 prej tyre nuk mund të jenë, nuk i honeps dot. Nga këta 2-3 njëri është Rama tjetrin e gjejmë më vonë”, tha Berisha.