TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shëngjin. I riu i identifikuar si O.Paloka ishte shpallur në kërkim nga Spanja për tentativë vrasje.
Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, kishte lëshuar urdhër arresti për të më 18 maj, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
22-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Spanjës.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë.
Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi:
-O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë.