TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministrja dhe deputetja Elisa Spiropali ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku sot kryeministri Edi Rama ka thirrur një tjetër mbledhje të zgjeruar të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ligjvënësja socialiste ka mbërritur me taksi.
Kujtojmë postimin e Spiropalit në rrjetet sociale pak ditë më parë ku fliste për struktura dhe institucione që nuk i binden më ligjit, por klaneve dhe interesave personale.
Deputetja nënvizonte se modeli aktual nuk prodhon vetëm padrejtësi, por edhe largim nga politika, nga besimi dhe nga vetë vendi.
Ndërkohë që për shkak të perplasjeve në distancë, priten debate në këtë takim të zgjeruar!