AKTUALITET, 29 Janar 2025, 14:53

Primaret në PD/ Shehi skeptik: Uroj të zgjidhen kandidatët më të mirë, por...

Primaret në PD/ Shehi skeptik: Uroj të zgjidhen kandidatët

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, komentoi primaret që po zhvillohen në Partinë Demokratike.

Shehi tha se në princip është pro primareve, që ky proces të nxjerrë njerëzit më të mirë brenda partisë. Por, Shehi shtoi se ekziston mundësia që primaret të nxjerrin emra, që janë paracaktuar dhe nëse ndodh kjo, do ishte diçka negative.

"Primaret janë formë demokratike. Nuk do kishte asgjë të keqe, nëse PD do të zgjidhte njerëzit më të mirë brenda partisë. Ne kemi zgjedhur primare me qytetarët. Nëse PD zgjedh njerëzit më të mirë në qytete, është diçka pozitive.

Por nëse përdoren primaret për të zgjedhur disa kandidatë të parazgjedhur, kjo është diçka e keqe dhe sjell probleme brenda partisë. Unë gjykoj se në disa qytete të vogla nuk ka kuptim primarja, se ata aty 3-4 vetë janë. Të mos jenë në listë vetëm ata që i shërbejnë kryetarit.", tha ai.