AKTUALITET, 12 Shkurt 2025, 18:41

Primaret e Partisë Demokratike më 1 mars, del udhëzimi për kandidatët, lihen jashtë garës drejtuesit politikë

Primaret e Partisë Demokratike më 1 mars, del udhëzimi për

Partia Demokratike njoftoi ditën e sotme se primaret do të zhvillohen më datën 1 mars 2025. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ku është vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve do të jetë në nivel qarku.

Sakaq është publikuar edhe udhëzimit, sipas të cilit thuhet se drejtuesit politikë nuk do të marrin pjesë në garën e brendshme, por ata do të drejtojnë këtë proces në qarqe, për të siguruar votim të drejtë dhe pa ndikim. Kandidatët për primare, si rregull vetëpropozohen, propozohen nga anëtarësia ose nga organet qëndrore të Partisë Demokratike.

Pasi të votohet për kandidatët për primare, të kualifikuar do të jenë vetëm ata që plotësojnë kuotën minimale, e cila do të llogaritet në varësi të numrit të anëtarëve që ka secili qark.

Më pas, sipas udhëzimit kandidatët e kualifikuar do të renditen nga kryesia, për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.Në renditjen përfundimtare të tyre, sipas këtij udhëzimi do të ndikojë edhe aktiviteti dhe kontributi politik, angazhimi në kauzat e opozitës, regjistrimi i emigrantëve si dhe kontributi për cështje të ndryshme shoqërore.