AKTUALITET, 8 Janar 2025, 14:39

Presidentja Silianovska nuk dekretoi ligjin “Për mbrojtjen e fëmijëve”, BDI: VMRO po sulmon shqipen!

Presidentja Silianovska nuk dekretoi ligjin “Për mbrojtjen e

BDI sot ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Silanovska Davkova se po tentojnë të degradojë statusin e gjuhës shqipe në vend.

Ky reagim ka ardhur pas veprimit te presidentes qe ka ushtruar veton e sa te pare qe kur u zgjodh në këtë detyrë në maj të viti te kaluar, duke mos e dekretuar ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili, ndër të tjera, parashikonte që licencat për kujdestarët e çerdheve të jenë edhe në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase.

Sipas BDI kjo është një përpjekje e hapur, e koordinuar mes qeverise dhe presidentes,  për të zhbërë të drejtën e gjuhës të garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore.

 “Deklarata e djeshme e Kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të degraduar statusin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e kthyer atë në një formulë të tejkaluar dhe të papranueshme, siç ishte në Ligjin e vitit 2008, ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.”-thuhet ne qëndrimin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim drejtuar nga Ali Ahmeti që tashmë është në opozitë.

Madje sipas tyre, qeveria po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese. Gjithsesi pas vetos, presidentja Silanovska-Davkova reagoj duke thënë se vendimi për veton nuk synon “të fyejë asnjë gjuhë, apo të ndjekë këshilla partiake”. Nga koalicioni i partive shqiptare, VLEN, pjesë e Qeverisë, nuk kanë dalë ende me një qëndrim të përbashkët për çështjen e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.