AKTUALITET, 25 Nëntor 2024, 12:00

Presidenca hungareze/ Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6!

Presidenca hungareze/ Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë

Në mbledhjen e kësaj të hënë të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), ambasadorët e shteteve anëtare të BE vendosën të kërkojnë nga Shqipëria që të ndajë qëndrimin e saj lidhur me Kapitullin 6, që i referohet politikës së jashtme.

Ky hap i mundëson Bashkimit Evropian të fillojë punën për përgatitjen e qëndrimit të tij të përbashkët, me synimin për të realizuar Konferencën Ndërqeveritare të radhës me Shqipërinë.

Sipas një postimi në rrjetin X, të Presidencës hungareze të BE-së, kjo kërkesë ndaj Shqipërisë është një hap i rëndësishëm drejt vijimit të bisedimeve për integrimin drejt Bashkimit Evropian.

Presidenca hungareze/ Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë