AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 15:54

“Prej sot jam deputete e pavarur”, neomalësorja pasi braktisi PS, poston flamingon

“Prej sot jam deputete e pavarur”, neomalësorja pasi braktisi

Marjana Koçeku njoftoi largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke dalë si deputete e pavarur në Parlament pas protestave masive të pandalura në Tiranë dhe më gjerë, të cilat kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ditën e sotme, Koçeku ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale rreshtimin e saj në mbështetje të protestës.

Përmes imazhit të një flamengoje, Koçeku duket se ka bërë të ditur se është bashkuar me protestën, e cila gjerësisht është etiketuar edhe si “Revolucioni i Flamingove”.