AKTUALITET, 31 Janar 2025, 16:59

Prej disa ditësh i zhdukur, trupi i pajetë i 54-vjeçarit gjendet në rezervuarin e Kamenicës

Prej disa ditësh i zhdukur, trupi i pajetë i 54-vjeçarit

Gjendet në rezervuarin e Kamenicës trupi i pajetë i 54-vjeçarit nga Korça, i zhdukur që prej 26 janarit.

Palombarët nisën mesditën e sotme kërkimet në rezervuarin e fshatit Kamenicë.

54-vjeçari u shpall i humbur nga familjarët që në datë 26, me policinë që kishte dyshime që shtetasi me inicialet Valter.L të kishte humbur jetën në këtë rezervuar.