AKTUALITET, 18 Prill 2024, 12:22

“Prefekti nuk kontrollon aktet e kryetarit të Bashkisë, por të Këshillit Bashkiak”, Balla: Opozita nuk e votoi në komision, shpresoja që të tejkalonim ndasitë për të tilla çështje

“Prefekti nuk kontrollon aktet e kryetarit të Bashkisë, por

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë fjalës në Kuvend, ka folur për ndryshimet në ligjin për Prefektin e Qarkut, duke thënë se është koha e nevojshme për të bërë disa rregullime.

Balla tha se në komision opozita nuk e votoi dhe pse shpresonte që për çështje të tilla që u takojnë të gjithëve, të tejkaloheshin ndasitë.

Ndër të tjera, ministri theksoi se Prefekti nuk kontrollon aktet e Kryetarit të Bashkisë, por të Këshillit Bashkiak, ndërsa tha se “duhet që të përmirësojmë sa më shumë shërbimet duke e nisur nga ata që i ofrojmë, që duhet të jenë të orientuar nga mirësjellja, integriteti, morali dhe përgatitja e duhur profesionale.”

“Mirëdita të nderuar kolegë, ligji për reflektim dhe ndryshimet që kemi sjellë te ky ligj, do të kërkoja dhe reflektimin e kolegëve të opozitës, të cilët në komision nuk e votuan  me shpresën që për çështje të kësaj natyre edhe ndasitë të kemi t’i tejkalojmë, sepse mendoj se çështjet për të cilat Ministria e Brendshme ka ardhur në Kuvend për të kërkuar votën tuaj kanë të bëjnë me shqetësime dhe qasje që na takojnë të gjithëve.

Duam ta përforcojmë rolin e prefektit në nivel vendor, si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në territor, duke rievidentuar kompetencat, të rrisim eficencën, të konsolidojmë performancën, por duke i shkuar me intensitet qasjes tonë për një qeverisje më pranë qytetarëve.

Pas 7 vite e gjysmë, që nga momenti që është bërë ligji, ka qenë koha e nevojshme për të bërë disa nga rregullime. Prefekti duhet të jetë më aktiv me kompetenca më të cilësuara dhe besoj që duke përcaktuar qartë aktet normative vendore.

Një koleg i opozitës ishte i shqetësuar se kemi ardhur të kontrollojmë aktet që bën kryetari i bashkisë. Aktet që kontrollon prefekti janë të këshillit bashkiak. Nëse do të isha në opozitë do isha më shumë përtej kaq, por mos harroni se ka një kartë të pavarësisë së pushtetit vendor dhe ne e respektojmë atë. Mos të harrojmë asnjëherë se është një proces ‘check and balance’.

Po ashtu, kemi hasur një problematike me krijimin e mekanizmave të përkohshëm, ku prefekti i qarkut të ë shërbejë si drejtues i task-forcave, koordinator i bashkëveprimit të institucioneve të ndryshme dhe po ashtu problematika që lidhen me propozimin për emërim në detyrë të drejtuesve të degëve.

Kryeministri ka thënë shpesh, edhe në këtë sallë, na duhet që të përmirësojmë sa më shumë shërbimet duke e nisur nga ata që i ofrojmë, që duhet të jenë të orientuar nga mirësjellja, integriteti, morali dhe përgatitja e duhur profesionale. Duke ia dhënë prefektit këtë lloj kompetence verifikimi, është një hap i mirë, ndoshta jo i mjaftueshëm”, tha Balla.