AKTUALITET, 26 Nëntor 2024, 21:17

Post-protesta/ Balliu: Asgjë nuk do e ndalë revoltën qytetare. Arrestimet e qytetarëve janë akt kriminal

Post-protesta/ Balliu: Asgjë nuk do e ndalë revoltën qytetare.

Klevis Balliu, koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas mbylljes së protestës të PD-së sot.

Balliu shprehet se asgjë nuk do e ndalë revoltën qytetare. Ai shton se arrestimet e qytetarëve në protestë janë një akt kriminal i një qeverie mjerane.

“Asgjë nuk do ta ndalë revoltën qytetare!

Arrestimet e qytetarëve janë një akt kriminal nga një qeveri mjerane.

Policia të merret me bandat kriminale që sundojnë vëndin mbjellin vuajtjet ne cdo shtëpi Shqiptare".