TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë ditës së sotme, kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike që ndodheshin në zonën e sektorit janë zhvendosur pranë fshatit Vrinas, në një hapësirë tjetër. Një ndër arsyet duket se kanë qenë edhe kërkesat e banorëve të asaj zone për largimin e tyre.
Në verën e vitit 2024 një sasi prej 102 konteinerësh të nisur nga porti i Durrësit bënë xhiron e botës pasi i kthyen mbrapsht në Durrës për shkak të një denoncimi se ato po transportonin 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme. Konteinerët mbërritën në portin e Durrësit në fund të muajit tetor 2024. Prej andej ata u dislokuan në një mjedis privat në zonën e Porto Romanos ku ruhej non stop nga forcat e rendit dhe të survejuara me kamera sigurie.
Mbi një vit pas sekuestrimit, Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 udhërarreste për përgjegjësit, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Nga 33 urdhërarrestet që u lëshuan, vetëm 20 prej tyre u ekzekutuan. Më 6 shkurt, gjykata la në qeli vetëm 8 prej të arrestuarve, 5 u lanë në arrest shtëpie dhe 7 të tjerëve iu caktua masa detyrim paraqitje.