AKTUALITET, 23 Janar 2026, 09:42

Policisë bashkiake i shtohen kompetencat, zbardhet projektligji. Ja kush fuqizohet

Policisë bashkiake i shtohen kompetencat, zbardhet projektligji. Ja kush

Policisë Bashkiake do t'i shtohen kompetencat, kështu parashikohet në projektligjin e ri për këtë institucion.

Policia Bashkiake parashikohet të jetë një polici mbështetëse për Policinë e Shtetit në fushën e rendit dhe sigurisë.

Policia Bashkiake do të jetë më e angazhuar për rendin dhe sigurinë, për këtë arsye në projektligj është parashikuar që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bashkiake do të jetë në varësi të ministrit të Brendshëm.

Struktura e Policisë Bashkiake do të jetë e ndërtuar pak a shumë si ajo e Policisë së Shtetit në fushën e rendit.