AKTUALITET, 5 Shkurt 2025, 12:11

Policia, kontrolle në xhami/ Daut Laze u arratis nga burgu i Shënkollit, familja: Nuk kemi dijeni se ku ndodhet, s'ka ardhur në shtëpi

Policia, kontrolle në xhami/ Daut Laze u arratis nga burgu i

Daut Laze i dënuari që u arratis nga burgu i Shënkollit, nuk është gjetur ende nga policia. Familja e 49-vjeçarit të arratisurit jank shprehur se nuk kanë dijeni se ku ndodhet. 

E ëma shprehet se nuk kanë dijeni se ku ndodhet, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për arratisjen.

"Nuk jemi lidhur me djalin, ska telefonuar. Nuk kemi asnjë haberë fare, po të kisha do thosha," ka thënë e ëma e 49-vjeçarit. 

Gjithashtu Dauti njihet si person besimtar, dhe kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë, përfshirë edhe nëpër xhami. Ndërkohë, pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mijë eurosh të vënë në dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e tij.