TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Dorian Matlija, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për projektin në Zvërnec, duke deklarura se ka paligjshmëri.
"Kemi të bëjmë me një moment kur kemi një çështje paligjshmërie. Kemi të bëjmë me ndërtim në një zonë ku nuk lejohet të përkeqësohet habitati. Nuk lejohet të fragmentohet habitati. Kur bëhen 2 mln metra katrorë, fragmentohet habitati. Nuk lejohen gardhe dhe të pengohet aksesi i publikut. Janë edhe detyrimet që ka Shqipëria ndaj konvesntave ndërkombëtare.
Dëgjova historinë me 4.5 mld. Janë tre asete, toka, leja e zhvillimit. Po patëm tokë dhe leje zhvillime, vjen Amani dhe dermani. Kështu ndodh në sektorin e ndërtimit. Po marrim vetëm 4 mld dollarë, por po jepet 2 mln metra katrorë tokë në një zonë shumë të rëndësishme. Është tokë publike, bregdeti është i gjithë tokë publike.
Toka shtetërore është një gjë dhe toka publike është tjetër gjë, gjithë bregdeti përshembull është tokë publike. Ata që e përdorin, e përdorin si përdorues dhe jo pronarë.
Bregdeti në lagunë është pak më ndryshe se Golemi. Ka problem të madh me tokën publike. Por leja e zhvillimit është dhënë në të gjtihë sipërfaqjen dhe është futur në gardh.
Të gjitha këto në fund, meqë është zonë e mbrojtur, sido të investohet, kushdo që cënon zonën e mbrojtur, duhet të ketë garanci të forta kapitali për të përballur gjobat. Ajo që ngriti Lindita Cela, që kompania nuk ka kapital, është çështje garancish, sot nuk ka fare garanci, ky është problem shumë i madh që e kemi parë në investime për hidrocentrale, etj, me kapitale 100 mijë lek apo 1 euro. Nëse demtojnë, është akome edhe më rëndë.
Janë bërë krahasime me Shën Stefanin dhe Costa Navarino. Nuk janë të vërteta. Shën Stefani nuk është zonë e mbrojtur por e trashëgimisë natyore", deklaroi Matlija.