AKTUALITET, 26 Dhjetor 2024, 10:24

Po pinte cigare/ Sherr në një klub nate gjatë festimeve të Krishtlindjes, plagoset më thikë i riu shqiptar

Po pinte cigare/  Sherr në një klub nate gjatë festimeve të

Një sherr ka ndodhur në një kumb nate në zonën e Trenit, në Itali, ku për arsye që nuk dihen ende një i riu shqiptar është plagosur me thikë.

Sipas mediave italiane sherri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme (26 dhjetor), ku teksa po pinte një cigare, dy persona i janë afruar të riut shqiptar, me njërin prej tyre që e godet me thikë.

I riu u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi plaga, sipas vlerësimit të mjekëve, ishte sipërfaqësore.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.