TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë, në rrethana ende të paqarta.
Sipas burimeve jo zyrtare, viktima ishte duke peshkuar pranë urës së Prekanit, në zonën e Shënkollit, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.