AKTUALITET, 19 Prill 2024, 18:27

“Po i trajtojnë shqiptarët si popull debil”, Bushati: Ambasadorët janë kthyer si kaptera të Policisë Bashkiake, kanë humbur realitetin

“Po i trajtojnë shqiptarët si popull debil”, Bushati:

“Ambasadorët e Perëndimit në Tiranë janë kthyer si kapterrë të Policisë Bashkiake”. Kështu u shpreh analisti Andi Bushati në një intervistë për Syri Tv, duke komentuar në këtë mënyrë reagimin e ambasadave pas protestës para bashkisë së Tiranës.

Bushati tha se ato reagimet dukeshin si të porositura dhe për këtë mjafton të shikoni se kush i ka bërë ‘pëlqime’ apo commente postimeve.
Analisti tha se duket se ambasadat janë të shqetësuara sepse nxihen muret e bashkisë, por nuk janë të shqetësuara për vjedhjet galopante që ndodhin në Shqipëri.

“Ambasadorët kanë humbur çdo lloj realiteti dhe fatkeqësisht po i trajtojnë shqiptarët si popull debil”, tha Bushati.