AKTUALITET, 17 Prill 2024, 15:39

“Po griset kushtetuta, deputetët e opozitës duan të jenë avokatë të Olsi Ramës”, Bardhi pas mbledhjes: Ka kaluar një muaj nga denoncimi me fakte, asnjë përgjigje

 

“Po griset kushtetuta, deputetët e opozitës duan të

Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një komunikim për mediat është shprehur se PD do të ripërsërisë shqetësimin për mohimin e të drejtave të opozitës në parlament.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do rë ripërsërisë shqetësimin për mohimin e të drejtave të opozitës në parlament.

Jeni dëshmitar, që brena javëve dy kërkesa të deputetëve te opozitës, e para për interpelance me kryeministrin dhe e dyta për një mocion me debat në lidhje trafikun e lendeve narkotike, janë mohuar pa asnjë arsye ligjore, vetëm për arsye  penale të Ramës.

Mocioni me debat do te duhet e ishte nesër ne rëndin e ditës. Kjo përsëritet sa here opozitë kap në flagrancë bashkëpunëtorët e Ramës.

E papranueshme të griset rregullorja sepse deputetet  e mazhorancës duan të jenë avokatë të Olsi Ramës.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga denoncim  me fakte nga opozita për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakë, nuk ka asnjë përgjigje.