AKTUALITET, 24 Janar 2026, 21:39

Plagosje me thikë në Vlorë/ Konflikt në lagjen “Pavarësia”, një 44-vjeçar përfundon në spital (Emrat)

Plagosje me thikë në Vlorë/ Konflikt në lagjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 20:30, në lagjen “Pavarësia”, si pasojë e një konflikti, është plagosur me mjet prerës shtetasi Ilir Suloti, 44 vjeç. I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë identifikuar e shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin Fjodor Edmond Zeqo, 48 vjeç.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.