AKTUALITET, 21 Nëntor 2024, 12:29

Plagosje me thikë në “Qytetin Studenti”, raportohet për një të lënduar! Policia rrethon zonën

Plagosje me thikë në “Qytetin Studenti”, raportohet

Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur këtë mesditë (21 nëntor) në zonë e “Qytetit Studenti” të Tiranë.

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po punon për zbardhjen e konfliktit.