AKTUALITET, 30 Maj 2026, 19:22

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon në spital. "Kyç" gojën për autorin

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari

Një 23-vjeçar nga Korça është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës me plagë të shkaktuara me mjete prerëse në bark.

Burime nga policia bëjnë me dije se 23-vjeçari nuk ka pranuar të japë detaje se kush e plagosi por gjithsesi uniformat blu kanë kuptuar se bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm të tij dhe disa personave të tjerë.

I plagosuri po merr trajtim mjekësor ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rastin.