AKTUALITET, 17 Prill 2026, 19:27

Plagosje me armë zjarri te Farmacia 10

Plagosje me armë zjarri te Farmacia 10

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën pranë ‘Farmacia 10’ apo QSUT-së në Tiranë. Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Ilirjan Dosti.

I plagosuri, i cili raportohet të ketë marrë plumba në bark, është shoqëruar me urgjencë për në spital me autoambulancë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.