TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Lushnjës ka reaguar pas plagosjes me thikë të 40-vjeçarit nga një i mitur.
Uniformat blu bëjnë me dije se, një i mitur i moshës 17-vjeçare ka plagosur me thikë me iniciale L. S., 42 vjeç, ku dyshohet se sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 19:05, në fshatin Golem i Vogël, një shtetas i mitur 17-vjeçar dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. S., 42 vjeç. Shtetasi L. S., është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.