TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin e dyshuar që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se në pranga ka rënë 50-vjeçari me iniciale M. Ç, banues në Shkodër.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas konfliktit ndërmjet shtetasve R. M. dhe M. Ç., që ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e përfshirë në konflikt M. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.
Gjatë një konflikti e sipër 50-vjeçari qëlloi pasditen e djeshme me armë zjarri kundrejt 24-vjeçarit.
Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.