TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Double”, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku një i ri u dhunua, u plagos dhe kërcënua pas një sherri për motive të dobëta.
Aksioni u krye nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e të dyshuarve.
“Në pranga ranë shtetasit I. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. B. A., 38 vjeç, banues në Kamëz”, thanë burime zyrtare.
Sipas policisë, ndaj tyre është ekzekutuar urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës më 15 prill 2026, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
“Nga hetimet dyshohet se më 3 prill 2025, dy shtetasit kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda”, sqaroi policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.