AKTUALITET, 17 Prill 2026, 22:17

“Plagosën drejtuesit e PD, Boçi është me djegie”/ Berisha flet nga selia blu: Krerët e policisë, kriminelë të certifikuar

“Plagosën drejtuesit e PD, Boçi është me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se krerët e policisë janë kriminelë të certifikuar. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se protestuesit qëndruan të pamposhtur ndaj një terrori që u soll sot si pushtues barbar.

Lideri demokrat tha se Boçi është në spital, pasi ka pësuar djegie. Beridha theksoi se edhe Noka ka pësuar goditje, ndërsa deputeti Klevis Balliu dhe gazetari Aulon Kalaja ndodhen në ambientet e spitalit.

“Qëndruam të pamposhtur ndaj një terrori që u soll sot si pushtues barbar. Zëri juaj, qëndresa juaj, u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin. Sot me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari dhe i operacionales, janë kriminelë të certifikuar. Mendoj se do zmbrapsin një popull tjetër. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet deri ditën e fundit të jetës së tyre, janë hajdutët më të mëdhenj ndaj nuk ka forcë në botë t’i mbrojë nga ndëshkimi. Skënder Balluku shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesor të BE. Boçi është në spital me djegie. Noka pësoi goditje, por vazhdon detyrën. Klevis Balliu në spital dhe gazetari Aulon Kalaja i goditur si hakmarrje. Drejtues të tjerë të PD janë të plagosur” tha Berisha.