TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për protestën mbarëkombëtare, e cila ka hyrë në ditën e 14 të saj. Protestuesit nën thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen” pritet që më pas të marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Një e veçantë e protestës së sotme është prania e lartë e diasporës pasi është njoftuar se do të jetë një protestë masive dhe me një numër më të lartë protestuesish.
Prej gati dy javësh protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të ekzekutivit, Edi Rama.