TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera informacione kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku humbi jetën 33-vjeçari Ramazan Mataj.
Hetuesit po përqendrohen tek pista e një lidhjeje romantike, e cila dyshohet se ka qenë arsyeja kryesore pas krimit. Sipas burimeve për mediat, autori i kishte ngritur pritë viktimës rreth 1.2 kilometra larg shtëpisë së tij.
Gjurmimi i autorit u krye përmes një qeni të specializuar të policisë, i cili arriti të ndjekë shenjat deri në një pikë të caktuar, por nuk mundi të çojë deri në kapjen e tij.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë, por kanë qenë banorët e zonës që në orët e para të mëngjesit të së dielës kanë vënë re automjetin e bërë “shoshë” nga plumbat dhe trupin e pajetë të 33-vjeçarit. Fqinjët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë ishin, pasi aty pranë ndodhet një lokal dasmash.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.