TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari për Ekonominë në Partinë e Lirisë Petraq Milo, foli për programin ekonomik të Partisë së Lirisë. Milo theksoi se PL do i shpallë luftë informalitetit në punë dhe korrupsionit. Ai dha detaje edhe nga plani i Partisë së Lirisë për strehimin me banesa sociale të çifteve të reja.
"Do i shpallim luftë informalitetit. Sot kemi 45 përqind të punonjësve që punojnë në treg informal. Do i shpallim luftë korrupsionit. Shqipëria së paku duhet të ketë zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit.
Ne kemi menduar që të ndërtojmë banesa sociale. Çiftet e reja duhet të kenë mundësi që të blejnë një apartament. Ne insistojmë të rriten pagat, që çiftet e reja të kenë mundësi që të blejnë një shtëpi. Ne duam t’i vijmë në ndihmë të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, që ata të qëndrojnë në Shqipëri e të ndalim shpopullimin.", tha ai.