AKTUALITET, 19 Janar 2026, 09:26

Pëson hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, pas arratisjes së Altin Ndocit, dërgohet në QSUT

Pëson hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të

Ka pësuar hemorragji cerebrale drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani. Ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. (QSUT). 

Llabani u komandua pak ditë më parë, më 15 janar, në krye të burgut pas shkarkimit dhe arrestimit Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.