TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria shënon sot 15-vjetorin e anëtarësimit zyrtar në NATO. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në platformën X.
Hasani shkruan se vendi ynë do vazhdojë të qëndrojë në krah të aleatëve për të mbështetur paqen dhe vlerat e përbashkëta.
Postimi i plotë:
Pesëmbëdhjetë vjet në NATO. Një rrugëtim i përkushtimit, solidaritetit dhe mbrojtjes kolektive. Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i NATO-s, duke qëndruar me krenari me aleatët e saj për të mbështetur vlerat tona të përbashkëta dhe për të përqafuar paqen.